Ja si duhet të përfundojë Rama! Idenë e jep ish-kryeministri
Teksa opozita prej javësh ka dalë në rrugë dhe sheshe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama si kusht të panegociueshëm për zhvillimin normal të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ish kryeministri Sali Berisha publikon një tjetër ide.
Sipas Berishës, ashtu si personi në videon e mëposhtme, i cili shfaqet i mbyllur në kafaz, ashtu duhet të përfundojë edhe kreu i qeverisë.
Para pak minutash, ai ka postuar në rrjetet sociale një video, mbi të cilën shkruan:
“Kërkesa e mbarë shqiptarëve për kreun e meduzës! Sa më shpejtë aq më mirë për Shqipërinë”, shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2115885038701975/