‘Jam Supermen….’ Kur Dako mohonte ‘eskortën’ e Avdylajve në fushatë
Vangjush Dako, u përball për herë të parë në një studio televizione lidhur mbi përgjimet që e implikonin në shitblerjen e votave, në emisionin Opinion në muajin tetor të vitit të kaluar.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse njerëz të inkriminuar kishin marrë pjesë në fushatën e tij elektorale, Dako i mohoi akuzat, madje la edhe batutën e famshme që ‘Është supermen në fushatë’
Fevziu: I ke mbajtur rreth vetes në stafet e tua elektorale?
Vangjush Dako: Po jo mo burrë. Asnjëherë. Unë lëviz vetëm me një shofer. As eskortë politike nuk kam. Nuk lëviz me deputetë me njerëz në fushatë. Jam tek pullë me shoferin tim. Se nuk më përballon dot njeri.
Zbres këtu, takoj njonin pesë minuta, iki takoj tjetrin, flas më atë, ulem me atë në tavolinë, pi një kafe, iki
Fevziu: Pse më ca je ti? Supermeni?
Vangjush Dako: Superman jam, Po me, po ta them Superman jam. Unë në fushatë Superman jam.