Kaliforni, drama e balenës së bllokuar në port (Video)

Imazhet e autoriteteve të ndihmës së shpejtë i kanë mbajtur të gjithë me frymën pezull. Por vetëm tani, ka qarkulluar në rrjetet sociale videoja me filmimet nga lart të dramës që ka përjetuar një balenë 10-15 metra e gjatë, e cila ishte bllokuar mes anijeve në portin e Ventura Marina-s, pranë Santa Barabaras, në Kaliforni.

Ajo që ka filmuar përpjekjet për të dalë nga ajo që ishte shndërruar në një labirint fatal, ka qenë droni “Pacific Eagle Air Cam”, i cili monitoron rezervën e “Channel Islands National Park”

Balena kishte humbur orientimin gjatë migrimin nga Veriu në Jug dhe kishte përfunduar në telashe serioze.

4

SHKARKO APP