Kisha e rrallë e Shën Marmiroit në Orikum (VIDEO-FOTO)
Kisha e Marmiroit është një objektet e kultit më të veçanta në zonën e Orikumit, Vlorë. Ajo mendohet se është ndërtuar në shekullin e XII dhe struktura e saj është ngjashme me pak kisha në Ballkan. Kisha është e ndërtuar me gurë të papunuar . Për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik.
Mendohet se ky objekt i përkiste dikur një manastiri të vogël. Kjo tezë mbështetet në gjurmimet dhe studimet shumëvjeçare të Institutit te Monumenteve të kulturës në Tirane. Sipas botimeve të studjuesve Piro Thomo karakteristike e kishave në formë kryqi me kupolë është se ato ndeshen vetëm në manastire. Ndërsa nga mbikëqyrja e vendit vihet re se muret e Narteksit dhe disa të tjera rreth Kishës janë në gjendje të rrënuar. Nga to ruhen deri më sot mbeturinat e një oxhaku, një dritareje dhe disa kamare të cilat menjëherë të krijojnë idenë se ato i përkisnin dikur veçse konakëve të një manastiri.
Në vitin 1971 kur Instituti i Monumenteve të kulturës e mori nën kujdesin e tij këtë objekt ai ndodhej në gjendje pothuajse të rrënuar. Nën drejtimin e Prof. Dr. Aleksandër Meksit kisha u rindërtua përsëri në formën dhe trajtat fillestare të saj.
Një video e publikuar nga fotografi Fation Plaku tregon pamjen nga ajri të kësaj kishe të veçantë.