Kjo është vlora?

Nga: Agim Jazaj –
Një kronikë rrënqethëse e serisë, transmetuar dje nga tv lokal 6 + 1 Vlora, me rrugët e vithisuar të lagjesë; “10 Korriku”, ish fabrika e çimentos, i kish ngritur kukujset edhe Zykë Zyllumit, Rilindas i lindur dhe e kish dredhur e përdredhur edhe ai me “Rilindjen”! Bërtiste nëpër rrugë, te sheshi i Flamurit: ”Poshtë Mashtrimi dhe Mashtruesit”!…
Nuk janë vetëm këto rrugë, në gjëndjen mjerane, të Vlorës, dhe jo vetëm të vlonjateve, po gjithë rrugët e shqiptarëve të tilla janë. Por fatkeqsia e asaj pjesëze të kallabllekut, e shoqërisë sonë, e cila shikon rrugën te dera e vet, apo maniqyrin e Langomares! Nuk sheh rrugët shqiptare, të vithisura, nuk sheh dhe nuk e nis vështrimin dhe arsyetimin nga mjetet bazike, jetike të jetesës. Nga buka e gojës, që vuajnë një pjesë jo e vogël, drita,uji, taksat, ilaçet, papunësia, pasiguria, krimi, korrupsioni, humbja e vlerave, lulëzimi i veseve, mashtrimi, informaliteti, arroganca dhe injoranca e qeverisjes, vuajtja e kësaj shoqërie, shtëpitë ku fusin kokën të vithisura, të rrethuara nga krimi, gardhet, muret, oshkruret dhe poturet e rrethuara, të cilët nuk shkojnë dot në shtëpi, nuk shikojnë dot as nga ballkonet e tyre të ndërtuara sipas projektit ligjor, të dëmtuara themelet nga dora barbare e miletit harbutror, nuk shohin tej hundës, po ndihen të “Lumturuar” mes mjerimit, mes të mjerëve, sepse mungojnë elementët bazik -Njerëzor: Ndjeshmëria, Dhimbsuria, Njerëzore Solidariteti, po e “ngrejnë stekën” e jetesës se tyre nëpërmjet, Përuljes, Nënështrimit, Servilizmit, Puthadorjes dhe Këpucëfshirjes të Pushteteve.
Çdo popull, qytetar të qytetruar janë në opozitë me pushtetet, vetëm mileti është në opozitë me opozitën. Çdo qyterim nuk pyet dhe nuk pret për 4 vite, thjeshtë e vetëm të qarkullojnë qeverisjen, po nuk pret as 4 muaj, për të kryer këtë akt, thjeshtë e si domosdoshmëri, për të qarkulluar elitat, për të kryer ciklin vjetor; “Pastrimin e ujit, të fëlliqur në fund të pusit”!
Vlora dhe vlonjatet nuk jetojnë vetëm në Langomare, ku dhe atje derdhen lumenjtë e ujrave të zeza, në detin Adriatik, natë e ditë, pa pushim, në plazh. Atje ku bëhen vidio dhe “manifeste”, duke mos shfaqur lumenjte e ujrave të zeza. Aty ku janë bërë mijëra kronika dhe kanë ngritur dorën udheheqës -udhëhumbësit- “Do ngrihej dhe inceneratori i ujrave të zeza” dhe as i nxihet faqja ku nuk u ngrit dhe ujrat e zeza derdhen në plazh, kur në faqen tjetër të asaj rruge janë rrugët, banesat si në kronikën e radhës dhe njerëzit për faqen e zezë.
Kjo është politika e manikyrit, ku dhe në rrugën e Vlore- Skelës, kazma barbare mbaroi vendosjen e pllakave, trotuareve dhe të topave në këtë rrugë në vitin 2013 dhe po kjo qeverisje në 2015, u vuri serish kazmën dhe vendosi nëpër rrugë shkopin, zvendësoi topin, nëpër rrugë.
Vlora është në gjithë hapsirën e saj, është pjesë, Atdheu i vlonjatëve dhe jo vetem, por është edhe Atdheu i gjithë Shqiptarisë. “Sheshin e Flamurit” nuk mund ta vithis, lideri me ngritjen e dorës, aty ku ngre dorën ai, do të vithiset Sheshi Historik, dhe aty ku hedh kapelkën ai, do dalë Naftë!
Vlora dhe “Sheshi i Flamurit” është edhe pjesë e shqiptarëve të Kosovës, e shqiptarëve të Maqedonise, e shqiptarëve, të Mali Zi, e gjithë Shqiptarëve- Shqiptarë, të cilët duhet të shprehen me referendum.
Të pyeten së pari vlonjatët dhe gjithë shqiptarët për vënien e kazmës mbi Shtizën e Flamurit…
Gjithëkush mund të arsyetojë:
Është e vështirë sa dhe e pa mundur për të mbyllur e shëruar plagët e shkatuara, por është shumë më e dhimbëshme, sa dhe turpëruese e torturuese të tundesh para dështimeve, tu hedhësh hi suve njerëzve.
Kjo dramë qesharake ngjan me filozofinë e lashtë popullore:
“Hunda në qiell e B…ytha në diell!

SHKARKO APP