Kronikë/ Silvinjo publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.
Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.