Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Për zullumet që ke bërë po digjesh në tiganin e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me gjimnazistët e Tiranës, të cilët më 25 prill votojnë për herë të parë.  Kryemadhi ka diskutuar për arsimin dhe problemet kryesore që shqetësojnë të ardhmen e të rinjve. Në bisedë me gjimnazistët nuk kanë munguar dhe batutat.

Gjatë bisedës, kryetarja e LSI i është përgjigjur dhe deklaratës së Edi Ramës paraditen e sotme, duke u shprehur se me këto zullume që qeveria “Rama” ka bërë do të digjet në “tiganin” e shqiptarëve. “S’ka gjë, se në tiganin e Shqiptarëve do të digjet me këto zullume që po bën”,- tha kryetarja e LSI gjatë takimit me gjimnazistët.

Gjatë replikave me Lulzim Bashën, ditën e sotme Edi Rama sulmoi dhe LSI. “Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”,-deklaroi Rama.

SHKARKO APP