Ku dhe kur do luhet finalja e Ligës së Kampionëve Real Madrid-Liverpul

Si zakonisht në vitet e fundit, përballja finale do të luhet ditën e shtunë. Data kur një nga dy skuadrat do të ngrejë trofeun e fituesit është 26 Maji dhe takimi i finales si zakonisht do të nisë në 20:45. UEFA ka caktuar Andréi Shevchenko-n, fituesin e “Topit të Artë 2004” si ambasador i finales.

Pra me 26 maji do luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpul në Ukrahinë.

Fituesi i finales së Ligës së Kampionëve do të luajë me fituesin e Europa League për Superkupën e Europës. Ky takim do të zhvillohet të mërkurën, më 15 Gusht në stadiumin Lillekula në Tallinn (Estoni).

Ku luhet finalja e Chmapions League 2018?

Plot 10 vite më vonë, një stadium në Europën Lindore do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve. Në vitin 2008, ndeshja finale u zhvillua në Luzhniki të Moskës (Rusi), ku Manchester United i Sir Alex Ferguson mundi me penallti Chelsea.

Ndërsa këtë vit, finalja do të diskutohet në Kiev. Stadiumi Olimpik i Kievit, që është rikonstruktuar disa herë që nga ndërtimi i tij në vitin 1923, zakonisht mirëpret ndeshjet e Dinamos së Kievit dhe kombëtares së Ukrainës. Në vitin 2012, në këtë stadium u zhvilluan 5 ndeshje të kampionatit evropian, duke përfshirë edhe finalen, ku Spanja mundi Italinë me rezultatin 4-0.

SHKARKO APP