Kur Dako deklaronte për bisedat me Avdylajt: Unë jam akullore
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pranuar disa muaj më parë se ka komunikuar me personat, të cilët janë arrestuar në Shijak në operacionin “Vol-vo 4”. Dako tha se si politikan ai ka takuar çdo qytetar të Durrësit në Fushatë për vota, por kjo nuk e implikon në aferat që ata mund të jenë përfshirë.
“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë. Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit. Astriti është vëllai i Niçes. Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”,- tha Dako në një intervistë për “Opinion” më 25 tetor 2018/
Gjatë një deklarate në Opinion, Dako tha se në lidhje me pastërtinë e figurës së tij nuk mund të flasë askush për shkak të punës dhe reputacionit të tij. “Nuk mund të dalë kreu i opozitës dhe të thotë të arrestohet kreu i Bashkisë së Durrësit, unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje. Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“,- tha Dako.
Lexoni edhe…
- Basha: Qeveria është ilegjitime. Rama ka ardhur në pushtet nga krimi
- Vangjush Dako reagon për audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”
- Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë ta shporrin
- Berisha: “Bild” shpartallon Ramën dhe narkoshtetin
- Andi Bushati: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve
- Petrit Vasili: U vërtetua plotësisht se kriminelët dhe Edi Rama kanë blerë votat
- Ulsi Manja: Bild prishi hetimet. Po kërkon destabilizimin e Shqipërisë
- E plotë/ 6 përgjimet e ‘BILD’. Astrit Avdulaj, biseda me Dakon e zyrtarë të PS