Kur Laert Vasili kap mat Laert Vasilin (VIDEO)
Laert Vasili është një nga aktorët më pro kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por duket se qëndrimi i tij nuk ka qenë i tillë 4 vite më parë.
Këtë e ka nxjerrë në pah gazetarja Beti Njuma gjatë një diskutimi në studion e saj për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku i ftuar ka qenë edhe Vasili.
Njuma i ka kërkuar Vasilit të thotë fjalën e fundit në mbyllje të emisionit, dhe kur ky i fundit nuk ka pranuar të shtojë gjë tjetër, gazetarja e ka mbyllur me një deklaratë të bërë nga vetë aktori në vitin 2015. Deklaratë kjo që bie ndesh me qëndrimin e tij sot rreth çështjes së Teatrit.