Ky hajdut është me të vërtetë i pafat

Arratia e një hajduti që arriti të vjedhë gjithçka që gjeti brenda një Range Rover nuk ka zgjatur më shumë se 5 sekonda.

Jake Nedd po kalonte afër një blloku shtëpish me biçikletë në Dawes Road, Fulham kur pa Range Roverin e zi të parkuar. Ai hyri brenda në makinë, pasi vuri re se dritarja ishte e hapur duke marrë çdo gjë që gjeti brenda. 31-vjeçari mendoi se gjithçka ishte në rregull por pak pasi nisi të largohej policia u shfaq përballë tij. Nedd mundohet të largohet me biçikletë por tentativa ishte e kotë.

Ai është arrestuar dhe u burgos me 28 javë burg.

SHKARKO APP