Media në Shqipëri, përkeqësim i vazhdueshëm në një dekadë

Në Shqipëri, media ka pësuar rënie të vazhdueshme në 10 vitet e fundit, sipas organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj. Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë thonë gjithashtu se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë edhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes medias t’u shërbejnë bizneseve. Analistët thonë gjithashtu se kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqetësim serioz, dhe shtojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajme dhe mënjanon filtrin e gazetarit. Njofton nga Tirana gazetarja Mimoza Picari.

“Zëri i Amerikës”

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/373030136894332/

SHKARKO APP