Meta: Ata promovojnë kriminelë, ne promovojmë rininë (VIDEO)

Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fuqishëm për oponentët politikë, si dhe për elektoratin shqiptar që do t’u drejtohet kutive të votimeve më 25 qershor.

Ai ka thënë se LSI nuk do të promovojë deputetë kriminelë, por të rinj e të reja.

“Ne nuk promovojmë deputetë me rekorde kriminale, kryetarë bashkish me rekorde kriminale. Ata i promovoi Rilindja. Ne promovojmë të rinjtë dhe të rejat, fëmijët e talentuar, atdhetarë të familjeve të thjeshta të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, ka thënë Meta, mbrëmë në mitingun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të mbajtur në Tiranë, në Sheshin “Nëna Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta, gjithashtu, është shprehur se programi i LSI-së është program i rinisë dhe se fuqia e një kombi është pikërisht te kjo gjeneratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u ka bërë thirrje votuesve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për LSI-në.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1603335853013000/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?