“Mos na çaj k****, ty të rruajnë k****”, deputeti socialist distancohet nga të vetët: Viva la vagina!
Deputeti socialist Fate Velaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, duket se është distancuar nga gjuha fyese e kolegëve të tij, të cilët dëgjoheshin në përgjimet e Bild duke kryer biseda me pullë të kuqe.
Në postimin e Velajt shkruhet jo me pak ironi: 20.06.2019 …duke lexuar e dëgjuar për “veglën e mrekullirave”, K…., i cili, as duhet çarë e as duhet rruar, nuk di pse këmbët më çuan tek biblioteka dhe dora më kapi librin “Viva la Vagina”. Mirmëngjes.
Me një gjuhë të neveritshme shfaqeshin ditën e djeshme Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalia apo Saimir Tahiri, të cilët në komunikimet me njëri-tjetrin e kishin lëshuar fare gojën.