Mustafa Nano kërkon falje për fyerjet në “Opinion”: Ishte mbrëmja ime më e ulët

Gazetari Mustafa Nano ka kërkuar sërish ndjesë publike për debatin e zhvilluar mbrëmjen e së martës në emisionin ‘Opinion’ me deputetin e Ervin Salianji.

Emisionin e sotëm ‘Provokacja’, Nano e ka nisur me një ‘mea culpa’, duke thënë se ai doli i humbur nga ai debat.

“Ka patur plot njerëz që më thanë bravo të qoftë. Por jo, sjellja ime ishte absolutisht e gabuar. Dola i humbur nga ajo studio dhe i humbur del kushdo që bën atë sjellje”, u shpreh Nano. Ishte mbrëmja më e ulët, sepse u bëra njësh me standardin e ulët dhe dhunova një standard timin dhe është ky fakt që më bën të mos jem krenar për ç’bëra e ç’thashë. Dhe “mea culpa” u drejtohet njerëzve që janë të lodhur nga harbutëria televizive. I kërkoj ndjesë kujtdo që ulet të ndjekë një debat televiziv dhe e sheh veten te dhuna që manifestohet në studio. Iu kërkoj ndjesë dhe për ndonjë zhgënjim tjetër në të ardhmen”, deklaroi gazetari Mustafa Nano.

Sherri i Mustafa Nanos me Ervin Salianjin

Lexoni edhe: 

Musfata Nano, Salianjit: O koq… kandari …

SHKARKO APP