Në Itali bie dëborë në mes të verës
WebTV E Martë, 4 Gusht 2020 14:40
Rajoni i “Stelvio Pass” në veri të Italisë, në kufi me Zvicrën është zbardhur nga dëbora.
Rreth 25 centimetra borë kanë mbuluar këtë rajon që ndodhet në një lartësi mbi 2757 metër.
Fotot janë marrë nga një hotel në këtë zonë, ndërsa kjo shihet si një ngjarje e rrallë dhe e pazakontë, pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të binte dëborë në gusht.