Në rrezik për jetën, të shpëtojmë 8-vjeçarin nga Peja!

Kemi udhëtuar drejt Kosovës, aty ku me lot në sy na pret Blerondi i vogël i cili kërkon ndihmën tonë. Ai jeton me familjen e tij në Pejë dhe është vetëm 8 vjeç, por jeta e ka përballur shumë shpejt me dhimbjen. Ai vuan nga një sëmundje e keqe që i shkakton kriza epileptike shumë të forta.

Që në moshën 2 vjeç e gjysmë, ai endet nëpër spitale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Koha që i ka mbetur është shumë e shkurtër, pasi duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale para se të jetë vonë.

“Gjendja e Blerondi sa vjen edhe përkeqësohet, i duhet patjetër t’i nënshtrohet operacionit. Unë si prind nuk kam më mundësi ku të gjej të ardhura, pasi djali ka kryer edhe operacione të tjera. I lutem gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë, pasi bëhet fjalë për një shumë të  madhe, që unë i vetëm nuk arrij dot ta plotësoj,” shprehet me dhimbje babai.

Mjekët kanë bërë me dije se Blerondi duhet të  operohet me patjetër, për heqjen e një mase e cila i ka shkaktuar dhe po i shkakton epilepsi të vazhdueshme. Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë rrezikohet shëndeti i 8-vjeçarit. Mundësia e vetme për t’i shpëtuar jetën është të kryejë një operacion në Turqi. Operacioni kushton 32 mijë euro, por familja ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike dhe nuk mund ta sigurojë këtë shumë.

YouTube player

“Ndjehem shumë i humbur, më mirë i vdekur sesa të shohësh kështu fëmijën tënd. Është rënduar shumë, ka raste që krizat e kapin edhe 10 herë në ditë e ato janë të pakontrollueshme. I rri nga mbrapa gjithandej, shkoj me atë te shkolla sepse duhet ta ruaj. Pasi nuk dihet kur apo ku e kapin krizat,” rrëfen i ati.

Si çdo fëmijë edhe Blerondi ka ëndrra, ëndrra që varen nga ne. Prindërit e tij luten për ndihmë, pasi shërimi i të birit është në dorën e shqiptarëve!

Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

SHKARKO APP