Një VAJZË që magjepsi Presidentin Begaj

Sot presidenti i Republikës, Bajram Begaj udhëtoi që herët nga Tirana për të shkuar në VAJZË.

Kaq shumë nxitim e kuriozitet kishte presidenti aqsa arriti me parë se sa ishte planifikuar. I veshur me një kemishë të bardhë dhe pothuajse sportiv, Presidenti arriti në VAJZË, afër mesditës.

Një VAJZË që magjepsi presidentin Begaj

U prit në fillim nga banorë të zonës, vendosi lule të busti i Ali Asllanit, poet dhe patriot i madh kombëtar. Asllani ka qenë numri dy i qeverisë së Ismail Qemalit në vitin 1912, ai është autor i këngës himn VLORA VLORA, ka qenë kryebashkiaku i parë në historinë e Bashkisë së Vlorës dhe autor i disa librave me poezi brilante.

Me pas Bajram Begaj vizitoi monumentin e Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi dhe u ngjit të varrezat e dëshmorëve të fshatit.

Ky është fshati me emrin VAJZË në bashkinë e Selenicës në Vlorë.

Ishte edhe ish-presidenti Moisiu i ftuar në “Vajzë Fest”, aktivitet që tashmë krijoi një traditë si festival në Vajzë, por që ka jehonë kombëtare.

Dreka u shoqerua nga polifonia labe, ku të gjithë pjesmarrësit e aktivitetit kenduan, duke krijuar një atmosferë të veçantë.

Presidenti shkoi për vizitë te Parku Arkeologjik i Amantias.

SHKARKO APP