Njerëzit po presin 2-4 orë, moskoordinim dhe kaos total në Durrës
Në Durrës njerëzit po presin 2-4 orë dhe ka një moskoordinim dhe kaos total. Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma.
Siç shihet në pamjet më poshtë, në Durrës është një kaos total në ndarjen e ndihmave dhe rregullimin e situatës.
Duket që në këtë rast ka një moskoordinim nga strukturat, në vlerësimin e nevojave të qytetarëve që vërtet kanë nevojë për ndihmë. Për këtë zgjidhje, duhet një plan konkret.