“O dielli im, motrën e ka mar malli që tani për ty”/ Dedikimi i Sheila Haxhirajt për të vëllain që u vetëvra

Efektivi i Gardës së Republikës, 37-vjeçari Henri Haxhiraj që i dha fund jetës ditën e djeshme duke u vetëvrarë me armën e shërbimit është vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj.

Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të vëllait të saj, ku ka prekur me fjalët dedikuar 37-vjeçarit. Ajo shkruan se e ka marrë malli që tani për të, ndërkohë që e konsideron të vëllain si ëngjëllin më të bukur të parajsës.

“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ËNGJËLLI më i bukur i parajsës, motrën e ka mar malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do të jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im”, ka shkruar Sheila.

Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë mesditën e djeshme me armën e shërbimit, teksa ndodhej në banesën e tij në Qytet Studenti në kryeqytetit. Ai nuk arriti dot të mbijetonte, pasi ndërroi jetë pas 6 orësh në spitalin e Traumës.

Burime për mediat bëjnë me dije se familjarët e tij kanë deklaruar në Polici se 37-vjeçari vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.

Në vitin 2022, Henri Haxhiraj u përfshi në një çështje penale së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, mashtrime kompjuterike dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Sipas hetimeve, ky grup përfitonte shuma të mëdha parash, që varionin nga 500 deri në 300,000 euro, nga shtetas të huaj që binin pre e mashtrimeve.

Arrestimi i tij dhe të tjerëve në vitin 2022 e vendosi Henri Haxhirajn në qendër të një hetimi të gjerë për krime të lidhura me falsifikimin dhe mashtrim.

SHKARKO APP