“O vlla ku ka dalë…”, Rama debat me Bejten
Dosja 339, krijoi jo pak debat në studion e “Opinion” këtë të enjte. Pyetjes së analistit Andi Bejtja se përse nuk kishte reaguar duke i larguar emrat e përmendur në dosje, për t’i dhënë një mesazh reflektimi opozitës, Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të largojë njerëz në bazë të përgojimeve. Më tej Kryeministri kërkoi nga Bejtja emrat konkretë që sipas tij kanë dalë në përgjime. Biseda u shoqërua me debate e ironi mes palëve.
Andi Bejtja: Çfarë duhet të bëjë opozita kur 339 nuk hetohet nga prokuroria për 4 muaj? Kur kryeministri vetë nuk je një mesazh reflektimi për këtë, për shembull të shkarkojë 2-3 që janë përmenduar në këtë dosje, se nuk u bë qameti. Çfarë e gjeti kryeministrin t’i jepte një mesazh opozitës, që unë reflektova, i shkarkova këto dy veta, e pastaj t’i hetojmë dhe t’i rehabilitojmë prap.
Edi Rama: U përgojuan 2-3 veta thotë Bejtja..
Andi Bejtja: Jo u përgjuan, dolën në dosje thashë unë. Që kanë folur me bandidë, kanë folur me emra që kanë qenë në përgjim. Nuk mjafton për një kryeministër t’i japin një mesazh popullsisë.
Edi Rama: Tani edhe njëherë që të vijmë në sens. Zotëri i dashur, shkëputja e disa fjalive këtu, disa atje dhe kthimi i tyre në argumente politike dhe për më tepër, një arsye për të marrë këtu Kryeministrin dhe për t’i thënë përse mbi bazën e këtyre fjalive, ti nuk ndëshkon njerëz, është fundi, këtu nuk kam më çfarë them.
Blendi Fevziu: Të tërhiqen tha Bejtja, jo të ndëshkohen.
Edi Rama: Është fundi, është fundi. Kush të tërhiqet? Më thuaj kë?
Andi Bejtja: Ata që kanë dalë në dosje.
Edi Rama: Kush ka dalë në dosje, ma thuaj ti se unë nuk e di.
Andi Bejtja: Damian Gjiknuri.
Edi Rama: Ku e ke në dosje?
Andi Bejtja: Ka dalë o vlla…
Edi Rama: O vlla ku? O vlla ku, ma nxirr.
Andi Bejtja: Vangjush Dako.
Edi Rama: Më thuaj ku ka dalë Damian Gjiknuri… ka dalë o vlla, hë vlla ku ka dalë, më trego ku ka dalë.
Blendi Fevziu: (Për) Damian Gjiknuri ka një koment, por nuk është parë përgjimi.
Edi Rama: Vangjush Dako ka dalë duke thënë çfarë? Më thuaj se nuk dua ta rikthej gjithmonë atë histori, sepse nuk dua në asnjë mënyrë se dikush të mendojë se unë po komentoj, sepse ka një proces për Saimir Tahirin dhe unë respektoj procesin.
Andi Bejtja: Po s’thashë gjë…
Edi Rama: Jo më nuk the ti, do them unë tani, do flas dhe unë.
Edi Rama: Por nuk e nxorët akoma mësimin mor zotëri. E bëtë këtë milet të flasë me vete, duke u marrë me përgojime, me muhabete jo ky i tha kështu, jo ky ashtu./tvklan.al