Pamjet prekëse, fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil
Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në pah anën tjetër të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.
Raportimi i gazetarit gjerman që ndoqi ngjarjen nis me një grup njerëzish, që kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orët e vona të natës. Fëmijët gjermanë janë të përlotur. Prindërit i përqafojnë për t’i ngushëlluar, ndërsa këndojnë në kor “Amazing grace”, një këngë kristiane, kushtuar Zotit.
Është momenti kur policia nxjerr nga shtëpia familjen shqiptare për t’u deportuar. Ka marrë përgjigje negative nga autoritetet dhe policia po zbaton ligjin. Fqinjët e tyre janë të shokuar.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6Gada2_RESw” width=”560″ height=”315″]