PD: Momenti kur policia tërhiqet qëllimisht

Partia Demokratike ka shpërndarë një video që tregon momentin, ku sipas saj, forcat e policisë janë tërhequr qëllimisht nga ruajta e godinës së Kryeministrisë.

Raportohen së paku 6 persona të lënduar, shumë të tjerë janë parë teksa janë shtrirë përtokë, kurse disa syresh ankohen për djegie sysh dhe probleme me frymëmarrjen. Në vend duket mbërritja e ambulancës për të ndihmuar personat që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. Gjatë nisjes së protestës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që garda u përgjigj me hedhje gazi lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë masën e madhe të protestuesve.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/550280522124184/

SHKARKO APP