Përleshja dramatike midis gjigantëve të detit, shkencëtarët filmojnë rastin e rrallë
Shkencëtarët rusë kanë kapur pamjet e rralla të një grup orkash që gjuajnë dhe vrasi një balenë gjigante prej 12 metrash jashtë Gadishullit Kamçatka.
Ka rreth vetëm 200 mishngrënës në Lindjen e Largët Ruse, njoftoi Tass, duke cituar biologun Tatiana Ivkovich, një studiuese nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg.
“Është një ngjarje e mrekullueshme. Gjatë gjithë punës sonë, ne kemi parë një herë orkat që përfundojnë të hahen nga një balenë. Këtu jemi duke parët të kundërtën. Orkat hanë një balenë jo shumë të madhe, deri në 12 metra gjatësi”, tha shkencëtarja.
Në video, orkat shihen duke ndjekur balenën duke ta vrarë më pas.
“Është një rast vërtet i jashtëzakonshëm, sepse orkat që hanë gjitarët janë një numër i kufizuar. Ato mund të gjenden rrallë dhe rrallë vijnë në gjirin Avaçinsky”, tha Ivkovich.
” Në total, ekzistojnë rreth 200 orkra mishngrënëse në Lindjen e Largët”, tha biologja, duke shtuar se “orcas piscivore” (ose peshk-ngrënëse) janë shumë më të mëdha në numër, me rreth 800 prej tyre që jetojnë në rajon.
Studiuesit do të qëndrojnë pranë vendndodhjes në të cilën u bë filmimi në Gjirin Avaçinsky për disa javë, në kërkim të orkave dhe balenave. Ata pastaj do të zhvendosen në një rajon tjetër në Kamçatka dhe do të qëndrojnë atje deri në fund të verës.