Piloti feston fillimin e vaksinimit në Europë në një mënyrë të veçantë

Një pilot ka gjurmuar një imazh të një shiringe në qiell teksa fluturonte mbi Gjermani për të festuar fillimin e vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë. Samy Kramer thotë se shpreson që ky gjest të jetë një mënyrë argëtuese për të rritur ndërgjegjësimin tek njerëzit.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit treguan avionin e vogël që gjurmonte imazhin e një shiringe mbi qytetin Friedrichshafen. Fluturimi i Kramer erdhi vetëm disa ditë para se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane të fillonin vaksinimin në popullatë kundër koronavirusit.

/abcnews.al

SHKARKO APP