Presidenti Meta në videon e blogerit të njohur izraelit: Besa, shpirti jonë kombëtar

Nuseir Yassin ose siç mund ta njihni të gjithë me emrin e tij si blogger Nas Daily, së fundmi ka vizituar Shqipërinë.

Videoja 1-minutëshe, këtë herë flet për “Besa”, një nga elementët thelbësorë të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar. Pjesë e videos së blogerit të famshëm është edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta i cili shprehet: “Unë jam Presidenti i Shqipërisë. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës”.

Presidenti Meta në një postim në Facebook falenderon blogerin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë.

“Besa” është një nga elementët thelbësorë të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook

Falenderoj video-bloggerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësorë të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare. ??

SHKARKO APP