Presidenti Meta pret Aleksandër Soros, zv/presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim zv/presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi bën me dije se takimi është zhvilluar me kërkesë të përfaqësuesve të fondacionit Soros.
Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”,- njofton zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

SHKARKO APP