Presidenti: Shpresëplotë për 2021, zgjedhjet e 25 prillit, mundësia e parë (VIDEO)

Në një intervistë përmes Skype për emisionin “Tempora” në RTV Ora, presidenti i Republikës Ilir Meta. Teksa foli për betejat e tij të fituara dhe të “certifikuara” nga Komisioni i Venecias, kreu i shtetit u shpreh se,

“Natyrisht nuk mund të ndihem mirë sepse të gjitha ngjarje që ju evidentuat dhe vetë përfshirja kaq intensive e Komisionit të Venecias tregojnë problemet e mëdha të demokracisë në vendin tonë, të mosfunksionimit të shtetit të së drejtës, të mungesës të disa prej institucioneve më të rëndësishme që garantojnë shtetin e së drejtës sikurse është Gjykata Kushtetuese dhe jo vetëm.

Të gjitha këto tregojnë një revansh ekstrem të qeverisë për të kapur të gjitha institucionet, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, por natyrisht flasim edhe për një ballafaqim dhe ajo që më ka gëzuar gjatë këtij viti është ndërgjegjësim gjithmonë e më i lartë i qytetarëve për të qenë më aktivë në mbrojtjen e kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe sigurisht vendosmëria e qytetarëve për ti rifituar ato të drejta të cilat ata sot i gëzojnë vetëm në Kushtetutë, vetëm në letër dhe jo në jetën e përditshme për shkak të këtij fenomeni, të kapjes së shtetit në përgjithësi.

Jam me shpresë të madhe se 2021 do të sjellë një progres pozitiv për vendin dhe afatgjatë. Dhe mundësinë e parë do e sjellin vetë zgjedhjet e 25 prillit“, u shpreh Meta.

SHKARKO APP