Protesta e të rinjve tek Parlamenti (VIDEO)

Të rinjtë e opozitës zhvilluan sot protesta te parlamenti dhe Ministria e Brendshme. Ata mbanin në duar parulla me hartën e krimit, ankandin për deputetët fasadë dhe me vargjet e poetit Ali Asllani: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.

Të rinjtë protestuan para parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme me simbolikën e një shteti në duart e krimit dhe korrupsionit. Megjithë përpjekjen e policisë për të penguar të rinjtë, një hartë gjigande e krimit, ku spikasin drejtues të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u vendos tek Ministria e Brendshme.

Simbolika e hartës së krimit tregon se Ministria e Brendshme ka dështuar në sigurimin e rendit dhe qetësisë, duke u përqendruar tek dhunimi dhe helmimi me gaz i qytetarëve në shtëpitë e tyre apo sheshet e protestës dhe duke mbrojtur përfaqësuesit e krimit në parlament.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2117803158517256/

Përballë forcave policore që kishin rrethuar parlamentin, të rinjtë paqësorë improvizuan ankandin e blerjes së deputetëve. Me simbolin dhe slloganin e PS, të shndërruar në një gjethe kanabisi, të rinjtë kanë ironizuar opozitën fasadë të Ramës, duke renditur 4 përfitimet  e palëve nga ankandi:

  1. Bëhen me lekë
  2. Shpëtojnë nga dënimi për korrupsion
  3. Ruani lekët e marrë me krim dhe korrupsion
  4. Ruani pushtetin e Skënderbeut.

Për të etiketuar atë që përfaqëson parlamenti sot, të rinjtë përdorën vargjet e famshme të Ali Asllanit nga poema “Koha e maskarenjve”, të shkruara në një pankartë dalluese: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat,mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/320503311982640/

SHKARKO APP