Qeni i Presidentit Macron urinon në një takim të rëndësishëm (Video)
Qeni i Presidentit francez ka bërë një gjest mjaft të sikletshëm gjatë një takimi që Emmanuel Macron ishte duke zhvilluar me tre anëtarët e rinj të qeverisë së tij. Nemo, është futur në dhomën ku po diskutoheshin çështje të ndryshme dhe ka urinuar tek oxhaku, në pallatin Elysee.
“Pyeta veten se çfarë ishte ajo zhurmë,” thotë ministri i ri për ekologji, Brune Poirson, i cili ishte duke folur kur ndodhi jo situatë e pazakontë. Z. Macron thotë se Nemo ka bërë diçka “mjaft të jashtëzakonshme”.
Incidenti u kap nga stacioni televiziv francez TF1, i cili po regjistronte diskutimin. Ministri i ri për planifikimin Julien Denormandie pyet nëse kjo është diçka që “ndodh shpesh”.