Rama, batuta në Laprakë: Përveç TV, do filloj t’ju dal edhe në frigorifer

Bixhozi në Shqipëri financohet në një masë të madhe nga krimi i organizuar. Kjo është deklrata e Edi Ramës pasditen e së hënës, në një takim me gra dhe vajza në Laprakë.

“Sipas studimeve, lojërat e fatit janë faktor kryesor për vetëvrasjet. Në një masë të madhe biznesi i basteve financohet nga burime kriminale” – tha Rama ndër të tjera.

 “Pas tre ditësh besoj se parlamenti do ta votojë për të mbyllur çdo debat për t’i dhënë fund atij lumit të baltës dhe shpifjeve lidhur me këtë cështje.

Është fatkeqësi që një numër i madh fëmijësh, bien pre e këtij vesi. E kanë filluar lojën e fatit afro 70% e tyre në moshën 10-15 vjeç,” tha kreu i qeverisë.

Por në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë bëri dhe një batutë ku tha se për këtë temë ka folur shumë në televizor e madje ndonjë ditë do iu dalë dhe në frigorifer.

“Se për këtë temë kam folur shumë, kam dalë shumë televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”.

SHKARKO APP