“Rozafa” e Gjergj Lucës, krenaria e produkteve “Made in Albania”

“Rozafa” është kompani lider në industrinë e peshkimit në Shqipëri. Kompania e drejtuar nga biznesmeni Gjergj Luca ka një gamë të gjerë shërbimesh që nisin nga flota e anijeve të peshkimit, fabrikat e përpunimit, si dhe një rrjet restorantesh të njohur në të gjithë vendin. Produktet e kompanisë “Rozafa” janë të njohura jo vetëm në tregun shqiptar, por konkurrojnë denjësisht me kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare.  “Rozafa” është nga sukseset më të mëdha të produkteve “Made in Albania”.

Kjo kompani ka flotën më te madhe të peshkimit në Shqipëri, me gjithsej 12 anijesh peshkimi dhe 4 qendra të rëndësishme përpunimi në detin Adriatik dhe Mesdhe. Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

“Rozafa” zotëron kompleksin më të madh të fabrikave të përpunimit të peshkut në Elbasan, “Fish City”. Ngritja e fabrikave ka sjellë një standard të ri në merkaton e peshkut dhe ofron punësim real për një numër të madh punonjësish. Një nga restorantet më njohura në Shqipëri është “Rozafa Fish Restaurant”, i cili ofron produktet më speciale të kulinarisë shqiptare.

Modeli i biznesit të kompanisë “Rozafa” dhe gama e gjerë e produkteve e ka bërë këtë kompani një nga krenaritë e produkteve “Made in Albania” në tregun e huaj.

VIDEO/Pamje nga një pjesë e flotës së anijeve të “Rozafa”

SHKARKO APP