Rrugë të përmbytura e të pakalueshme, pamje nga Shkodra, Durrësi e Vlora

E gjithë Shqipëria është përfshirë nga një mot i furishëm me erë të fortë e shira të dendur. Pamjet e mëposhtme, të publikuara në shumë faqe në rrjetet sociale, tregojnë bllokimin e rrugëve në shumë qytete si pasojë e motit të keq.

Rëndesë e madhe vihet re edhe në Tiranë, ku zona e Astirit është totalisht e bllokuar nga trafiku i rënduar.

Durrësi, Vlora dhe Shkodra e zonat rreth tyre vihet re që kanë rrugë të përmbytura ku kalimi i mjeteve bëhet me mjaft vështirësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Korça është zbardhur nga Debora, kurse në Gjirokastër ka pasur problematika për shkak të rrëshqitjes së dherave. Reshjet e shumta të shirave kanë sjellë përmbytje në Durrës dhe Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Dosja.al- Rrugë të përmbytura e të pakalueshme, pamje nga Shkodra, Durrësi e Vlora pas motit të keq

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?