Salvini tallet me letrën e BE: Pres edhe një nga babagjyshi i Krishtlindjeve

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se është i përgatitur të takohet me krerët e BE pasi komisioni Evropian hodhi poshtë për herë të dytë projektbuxhetin e vendit të tij 2019, duke i bërë thirrje “të respektojnë popullin italian”.

Italia po përballet me sanksione pasi komisioni tha në një raport se koalicioni qeverisës e Lega Nord dhe partisë tjetër anti-establishment 5 Yjet kishte shkelur seriozisht rregullat fiskale.

Udhëheqësit e të dy partive kanë refuzuar të dorëzohen para presionit për të ndryshuar objektivin e tyre të deficitit prej 2.4% të PBB-së, ndërsa përpiqen të shtyjnë premtimet e fushatës, të tilla si futja e të ardhurave themelore universale, ulja e taksave dhe ulja e moshës së daljes në pension.

Qeveria është e bindur se buxheti do të ndihmojë ekonominë italiane të rritet me 1.5% gjatë vitit të ardhshëm.

Salvini, i cili është kreu i Lega Nord u përgjigj sarkazëm në lajmet e raportit të komisionit. “Një letër nga BE? Unë po pres edhe një nga babagjyshi i Krishtlindjeve“, u tha ai gazetarëve.

Duke iu referuar komisionerit të ekonomisë, Salvini tha se ishte i gatshëm që “përballë [Jean-Claude] Juncker, [Pierre] Moscovici apo kushdo që rrefuzon” një buxhet që ai i tha se i është përgjigjur nevojave të italianëve.

Është gjerësisht e dyshuar se Salvini po shfrytëzon qëndrimin për të nxitur zemërimin anti-BE para zgjedhjeve parlamentare të majit në Europë.

Tregjet e morën lajmin në hapat e tyre. Hendeku i yield-it, ose norma efektive e interesit, mbi obligacionet e qeverisë italiane 10-vjeçare ra në 309 pikë bazë mbi borxhin gjerman brenda disa orëve nga njoftimi.

SHKARKO APP