Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj, Poem?
Pas ndarjes së shumëpërfolur mes Sara Hoxhës dhe reperit Ledri Vula, një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Vajza e çiftit, Poem Blu, është fotografuar duke mbajtur një bexh ku figuron emri dhe mbiemri “Poi Hoxha”, i cili nuk përmban mbiemrin “Vula” të babait të saj.
Ky ndryshim ka habitur shumë ndjekës, të cilët janë befasuar nga fakti që mbiemri i vajzës ka ndryshuar pas ndarjes së prindërve.