Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj, Poem? Si e gjykoni këtë veprim?

Pas ndarjes së shumëdiskutuar të Sara Hoxhës dhe reperit Ledri Vula, një detaj që lidhet me vajzën e tyre të vogël, Poem Blu, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale. Vajza e çiftit është fotografuar me një bexh ku figuron emri “Poi Hoxha”, duke përdorur mbiemrin e nënës në vend të mbiemrit të babait, “Vula”.
Ky ndryshim i papritur ka ngjallur habi dhe kuriozitet mes ndjekësve, të cilët pyesin për motivet e këtij vendimi pas ndarjes.

Disa spekulojnë se kjo mund të jetë një mënyrë për Sarën që të theksojë pavarësinë e saj dhe të vajzës së tyre në këtë fazë të re të jetës, duke përdorur mbiemrin e familjes së saj. Të tjerë sugjerojnë se ky është një hap drejt forcimit të identitetit të vajzës, një veprim që nënkupton mbështetje dhe lidhje më të afërt me rrënjët familjare të Sarës.

Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj, Poem? Si e gjykoni këtë veprim?

SHKARKO APP