SHBA, koncert në fund të detit (Video)
Adhuruesit e muzikës dhe të koraleve janë përpjekur t’i bashkojnë të dyja në fund të detit me pjesëmarrjen në festivalin Lower Keys, në Florida, SHBA.
Rreth 400 zhytës u mblodhën mes koraleve te Looe Key për një koncert nënujor, një event i rrallë ky por dhe mjaft i preferuar. Organizatori Bill Becker tha: “Kemi goxha audiencë këtu poshtë shkruan Fox News.
Kjo është një prej gjërave që mund të bëhen për të tërhequr vëmendjen tek ruajtja e koraleve, tek ndërgjegjësimi i zhytësve. Koncerti është një mënyrë për të kërkuar një ekulibër mes mbrojtjes së barrierës koralore dhe kënaqësisë së publikut”.
Barriera Looe Key e Floridës është e treta më e madhe e këtij lloji në botë. Një stacion lokal radioje në zonë transmeton muzikë nën sipërfaqen e oqeanit e kjo i lejon zhytësve të interpretojnë mbi temën e saj me instrumentet e tyre.