Sherri mes gazetarëve në emision. Video e plotë: Budalla, a ke logjikë apo jo? Të tegoj unë kush je…
Emisioni “Studio e Hapur” ka prodhuar mjaft tensione ditën e djeshme. Të ftuar kanë qenë gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe gazetari Artan Hoxha.
Mes tyre ka patur momente tensionuese, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës.
Nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rasitn e Ballistit. Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta.
DEBATI
Shakohoxha: Unë besoj që ndalimi i Ballist Morinës nuk është i drejtë. Këta nga ana juridike mund ta shpjegojnë. Kolegu im gazetar jeton në Norvegji, unë jetoj në Shqipëri (ironi për Artan Hoxhën).
Artan Hoxha: Tani ta them unë, një fjali kam. Në stadium kur shkojmëm Shako ngaqë është komentator te Supersport dhe e kanë parë me Mand Dukën, hyn edhe pa biletë.
Shakohoxha: Mua më kanë parë në punë mo, ca thu mor burrë. A je në rregull mo. Unë kam 30 vjet gazetar, ca thua mo.
Artan Hoxha: Edhe unë kam 22 vjet mor burrë.
Shakohoxha: Po pra, në prokurori futesh ti, unë nuk futem dot.
Artan Hoxha: Unë të thashë, më ka marrë telefonat prokurori ti flet akoma.
Shakohoxha: A ke logjike apo jo?
Artan Hoxha: A je në vete apo jo?
Shakohoxha: Unë kam shok Presidentin e Federatës dhe hyj në stadium? Budalla je? Unë punoj mo, jam komentator i ndeshjes.
Artan Hoxha: Unë po të them nuk hyj dot në stadium pa biletë…
Shakohoxha: Po normal mo.
Artan Hoxha:…jo me armë pa leje. Ske shans mo.