Sheshi “Skënderbej” merr çmim europian

Sheshi “Skënderbej” u shpall fitues i Çmimit Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane.

Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos një vit më parë, sot sheshi “Skënderbej” ka marrë çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.
Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e tërhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.
Çmimin Evropian për hapësirë publik urban është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156531774471926/

SHKARKO APP