Shoferë kujdes! Kjo është zona e Tiranës ku merrni më shumë gjoba (VIDEO)

Të shumtë janë qytetarët që janë ankuar gjatë ditës së sotme dhe kanë denoncuar në redaksinë e JOQ.al problemin e parkimeve dhe gjobave që kanë marrë për shkak të parkimit në zonën e “Komunës së Parisit”.

Është një zonë ku gjithmonë banorët kanë parkuar automjetet e tyre të qetë dhe nuk janë hasur thuajse asnjëherë me gjoba.

“Po ju shkruaj sepse dua të denoncoj faktin që tek zona e Komunës së Parisit policia bashkiake po bombardon me gjoba të gjithë personat që parkojnë automjetin e tyre”, – thotë njëri nga qytetarët.

Duke bërë me dije se është banor i zonës, ai shprehet se është munduar disa herë të bëjë dokumentet e nevojshme për tu pajisur me karta rezidenti, në mënyrë që të mos gjobiten, por ka qenë çdo tentativë e kotë. “Kemi tentuar të kontaktojmë me numrat që bashkia ka vënë në dispozicion për tu informuar çfarë dokumentesh dhe çfarë tarife ka për tu pajisur me kartë rezidenti, por askush nuk na përgjigjet ose kur përgjigjen nuk dinë të na japin informacion”, – shton banori.

Ndërkaq, shikoni videon e mëposhtme dhe të paktën, herën tjetër mos e lini aty makinën, nëse nuk i keni paratë të tepërta për të paguar gjobat./JOQ.al/

{“videoid”: “1111229”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP