Shpallet gjendja e emergjencës nga vullkani Etna (VIDEO)
Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaron se nesër do të shpallë gjendjen e emergjencës në Catania, si pasojë e vullkanit Etna. Për të përballuar situatën qeveria e drejtuar nga Di Maio ka akorduar fonde financiare për bashkitë dhe autoritetet vendore.
Paratë do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga fatkeqësia natyrore. Gjithashtu, nesër do të zhvillohet edhe mbledhja e Mbrojtjes Civile për Rreziqet e Larta, në mënyrë që të përballohet në mënyrë më efikase situata e krijuar.
Ndërkohë që autoritet kanë evakuuar edhe 10 familje të tjera në Aci Platani, pasi është verifikuar një çarje e madhe e tokës në afërsi të banesave, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve.
Deri tani rezultojnë 28 persona të lënduar, 370 të pastrehë ndërsa janë regjistruar 1600 thirrje për ndihmë si pasojë e tërmeteve shkaktuar nga aktivizimi i vullkanit Etna. Në 24 orët e fundit janë verifikuar rreth 80 lëkundje të tjera të tokës, por ato kanë qenë me intensitet të ulët.