Si mund të riparohen për 10 minuta gropat e rrugëve në Shqipëri

Prej vitesh në vendin tonë ngrihet problemi i rrugëve. Edhe pse ka një rritje të investimeve në këtë drejtim, infrastruktura rrugore në Shqipëri mbetet një nga problemet më të mëdha që ka vendi duke sjellë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në përditshmërinë e shqiptarëve, por dhe të sektorëve kryesorë të ekonomisë, apo thithjes së investitorëve të huaj.

Shumë rrugë sidomos rurale janë ende të pashtruara me asfalt, por mbi të gjitha më problematike janë ato që janë shtruar në mënyrë jo cilësore, dhe janë të mbushura me gropa çdo një metër. Pa shkuar larg Tiranës, nëse marrim si shembull aksin Tiranë-Durrës, nga të dy rrugët, si nga Vora dhe nga Ndroqi është e degraduar me gropa.

Madje numri i aksidenteve Tiranë-Durrës është rritur ndjeshëm këto kohë për shkak të këtij problemi të krijuar, duke shtuar këtu faktin që tani hyjmë në sezonin turistik. A mundet që kjo rrugë të bëhet nga e para? Nëse po sa kohë kërkon? Në vendet e tjera të botës rrugët nga e para shtrohen, apo kanë afruar zgjidhje të tjera?

E në të vërtetë si e kanë zgjidhur vendet e zhvilluara rikonstruksionin e rrugëve? Rrugët e Italisë, Gjermanisë, Holandës apo Francës që duket se janë pasqyrë kur kalon, nuk është se shtrohen përditë nga e para.

Mirëmbajtja është çelësi i pasjes së një rruge sa më të mirë. E për këtë kompani me emër në shtete si Italia janë duke aplikuar edhe në vendin tonë një teknologji të lartë të mbushjes së gropave që hapen në rrugë. Kjo zgjidhje mund të afrohet dhe për vendin tonë, madje kompani të ndryshme po përpiqen të afrojnë në tregun tonë zgjidhje të shpejta dhe efikase.

Ditën e djeshme në dalje të Kombinatit, kompania Beton Asfalti, një ndër më të rëndësishmet në Itali, demonstroi punën se si mund të mbushen gropat në mënyrë të shpejt dhe efikase.

Siç shihet edhe nga fotot, një gropë sado e madhe mbushet shumë shpejt, pa bllokuar trafikun dhe pa kërkuar kohë që të thahet. Sapo hidhet materiali, direkt makinat mund të kalojnë mbi të dhe rruga të jetë në normalitet.

Cilat janë avantazhet e kësaj forme të riparimit të rrugëve?

E para është faktori kohë. Nuk ka nevojë që të bllokosh gjithë rrugën, apo trafikun për të bërë riparimin. Vetëm pjesa ku është gropa bllokohet maksimumi për 10 minuta.

E dyta është garancia. Sipas ekspertëve, kjo formë e riparimit të rrugëve ka një garanci nga 12 në 36 muaj, që do të thotë se mund të prishet gjithë pjesa tjetër e rrugës, dhe pjesa e riparuar nga Beton Asfalti të jetë në gjendje mjaft të mirë.

E treta është ruajtja e makinës. Nëse bie në një gropë, defektet që pëson makina juaj janë nga më të voglat te ato më të rëndat që rëndojnë për xhepat e qytetarëve. Nëse deri më tani, është kërkuar një mal me letra për të bërë tenderin për mbushjen e një rrugë, me këtë mënyrë, kjo kompani mund të kontaktohet dhe t’i niset më foto gropa që iu ka dalë në rrugë, dhe për pak minuta ajo gropë të mos ekzistojë më.

Infrastruktura Rrugore

Rrjeti i përgjithshëm rrugor në Shqipëri, duke konsideruar gjithë kategoritë e rrugëve ku qarkullojnë automjete është rreth 18,000 km i gjatë duke përfshirë 3,636 km Rrugë Kryesore Kombëtare, 10,500 deri në 11,000 km Rrugë Rrethesh dhe Komunale dhe pjesa që ngelet me rreth 4,000 km është nën juridiksionin e njësive të ndryshme autonome, ndërmarrjesh ose firmash.

Rrjeti rrugor primar është rreth 1,138 km me nëntë lidhje kryesore që formojnë shtyllën kurrizore të rrjetit si dhe një rrjet dytësor me një gjatësi të përgjithshme prej 1,998 km.

Kodi rrugor përcakton gjashtë kategori rrugësh përsa i përket ndërtimit të tyre, standardeve teknike të projektit dhe karakteristikave funksionale: Autostrada, Rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane kryesore, rrugë urbane dytësore dhe rrugë lokale.

Këto rrugë janë më tej ndarë sipas pronësisë në rrugë shtetërore, rrugë rrethi, rrugë të brendshme (rrugë nën juridiksionin e disa ndërmarrjeve të veçanta si p.sh. minierash apo pyjesh) dhe rrugë Komunale (gjithë rrugët brenda territorit te komunave ose të bashkive).

Në një rezyme të tillë, rrugë të bëra apo të pa bëra, të shtruara apo nevojë për rikonstruksion është e pamundur të bëhen në një kohë. Kështu zgjidhja e afruar në këtë mënyrë është një mundësi e mirë për të lehtësuar procesin, për të pasur rrugë eficente dhe një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjatë.

Mbushja e gropave me Beton Asfalti

SHKARKO APP