Skema 3D. Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoja
Autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, kanë qëlluar fillimisht nga pas automjetin, ku gjendeshin edhe dy persona të tjerë, Andi Maloku, shofer dhe Aleksandër Laho, pasagjer. Ndoja ka qenë i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa dalja e makinës nga rruga, ka mundësuar shmangien e plumbave të derdhur nga atentatorët.
Deri tani janë kryer kontrolle të shumta nga Policia, por nuk dihet ende asgjë për autorët. Disa orë pas ngjarjes, një makinë e braktisur tip “Bez”, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët, u gjet në rrugën për në Ishëm.
Në videon bashkëngjitur më poshtë, të realizuar nga televizioni “Klan”, shfaqet i rindërtuar në format 3D skema e atentatit, në varësi të informacioneve që disponohen nga Policia.
Brenda në makinë u gjetën dy armë automatikë, ndërsa automjeti ishte i hapur dhe i padjegur.
Atentati ndodhi teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Malokun dhe Lahon në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre personat kanë mbetur të plagosur. Gjendja shëndetësore e prokurorit nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.
Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. Deri më tani, në Polici janë shoqëruar 20 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës.