Sondazhet/Ora News dhe IPR Marketing, kontratë për zgjedhjet 2019 dhe 2021

IPR Marketing dhe Ora News ballafaquan sot në një konferencë për mediat suksesin me rezultatet e exit-poll që i ranë në kokë rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Për të vijuar këtë sukses, Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi, deklaroi se Ora News dhe IPR Marketing do të vazhdojnë kontratën edhe për 5 vitet e ardhshme, pra për zgjedhjet lokale  të vitit 2019 dhe ato të përgjithshme të vitit 2021.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cffgdNTHXSg&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi: “Siç dhe e shikuat dhe pak më parë nga një reportazh i përgatitur nga Drejtoresha e Informacionit Ilva Tare tregoi qartë që nuk është e lehtë të realizosh sondazhe në Shqipëri jo më të bësh Exit Poll. Por unë sot ndjehem krenar që realizova një sondazh një mujor dhe i paraqita qytetarëve shqiptarë realitetin dhe të vërtetën se si varionte publiku shqiptar për të votuar partitë e tyre të preferuara. Gjatë gjithë muajit ne dhamë katër sondazhe dhe një Exit Poll, treguam që jemi një kompani dhe një televizion serioz dhe e arritëm këtë me një punë të jashtëzakonshme. Në bashkëpunim me stafin e Radio Televizionit Ora News, me studentët e Universitetit të Tiranës, doktor Notton si pronar i IPR Marketing realizuam një kampion të barabartë me atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë duhet të jemi të lumtur dhe sinqerisht të jemi të gjithë krenarë që kemi dhënë një mesazh tek publiku shqiptar dhe një të vërtetë që sot poltikës shqiptare nuk i pëlqen e vërteta. Unë i them poltikës shqiptare ta pranojë të vërtetën se normal është e rëndë që ta pranosh atë, por do ti shërbejë për zgjedhjet në vazhdim, sidomos për zgjedhjet e 2019.”

Drejtori i IPR Marketing ishte më i drejtëpëdrejtë në mesazhet e tij. Antonio Notto tha se nëse PD dhe LSI do të kishin lexuar më mirë rezultatet e sondazhe të publikuara në Ora News mund të kishin tjetër rezultat në zgjedhje, sikundër shprehu rezerva mbi ekzagjerimin e pritshmërive të PS.

Antoni Notto: Kësaj rradhe kundrejt nesh ka pas shumë politika, Presidenti tha se ka marrë shumë mesazhe ndërkohë. Por një gje e tillë ka ndodhur dhe në 2015, 2013, 2009. Dua ta siguroj Presidentin se një gjë e tillë do të ndodhë dhe në 2019. E ndoshta dhe në 2021. Do të ndodhë gjithmonë një gjë e tillë por kjo ka të ngjarë të jetë një meritë.Përgjigjia që dhamë ne ishin shifrat, numrat, sondazhet, exit poll-et. Edhe sot pas zgjedhjeve, kur mendojmë për ato sulmet e politikanëve thjesht buzëqeshim. Video që pamë përpara dukej si film komik, kjo është ajo që na shpjegon seriozitetin dhe punën e mirë që kemi kryer. Sondazhet mund të përdoren nga politika në mënyrë shumë më serioze. Po u sjell një shembull, dukr u dhënë një sugjerim  kryetarëve të partive. Nëse kryetari i PD do u kishte kushtuar vëmendjen e duhur sondazheve tona do të kishte verifikuar se në fushatën zgjedhore partia po humbiste besimin.Nga 35-36% një muaj përpara zgjedhjeve arriti në 30% javën e fundit para zgjedhjeve.

Një kryetar partie duhet të pyesë veten për këtë arsye. Po ta kishte pyetur veten me siguri do të kishte vepruar dhe me këtë do të kishte pasur përfitim partia e vet. Shembulli i dytë është për LSI.Nëse do ti kishin parë me vëmendje sondazhet tona do të kishin vënë re që partia e tyre nuk ka ofruar konsesus gjatë fushatës zgjedhore, as nuk ka fituar dhe as ka humbur.Është njëlloj sikurse vota të ishte zgjedhur para fushatës.Gjithçka që thamë gjatë fushatës nuk bëri që partitë ti shtohej as 1% konsensus. Edhe në këtë rast po ta kishin lexuar mirë sondazhin do e kishin pasur falas informacionin e duhur që të vepronin si duhet në tregun zgjedhor dhe në këtë mënyrë të korrigjonin dhe strategjinë e tyre të komunikimit. Ka ndodhur e kundërta, për të satën herë si në të kaluarën ata nuk bënë gjë tjetër veçse kontestuan rezultatet e sondazheve dhe nuk u përqëndruan të merrnin nga sondazhi ato informacione strategjike që mund tu vinin në ndihmë të partisë.

Edhe PS deshi ta ezagjeronte, pavarësisht se në sondazhet tona dilte 48-49% që është një rezultat historik për ta, edhe ata vetë thoshin që rezultatet tona nuk ishin të besueshme sepse sipas tyre ishin tek 60%. Ndoshta dhe ky komunikim që u dha shqiptarëve shkaktoi pak dyshim tek një parti që thoshte se kishte arritur 60% të konsensusit. Duhet vlerësuar serioziteti i popullit shqiptar që ndryshe nga liderët politikë iu përgjigjen sondazheve tona gjithmonë në mënyrë të drejtë, na thanë saktësisht për kë do të votonin si në telefonata ashtu dhe në exit poll. Populli shqiptar është një popull shumë serioz, nga pikëpamja kulturore është shumë i përparuar dhe që i beson dhe vlerëson sondazhet ndryshe nga çka bëjnë liderët politikë.Nuk është hera e parë që bëhen sondazhe të vërteta në Shqipëri. Shpresoj që liderët politikë në të ardhmen të fillojnë të lexojnë sondazhet në mënyrën e duhur. Ndoshta mund të bëjmë dhe një pak me ta, një ditë edhe mund ti kritikojë  ata, por të nesërmen edhe duhet ti vlerësojnë, do jetë e drejtë dhe për ta.

SHKARKO APP