Testohet ushtria. 320 trupa dhe 100 mjete, lëvizje rrufe nga Zall-Herri në Gjirokastër

Përmes një lëvizjeje të shpejtë dhe rrufe nga Zall-Herri në “Arshi Lengo” të Gjirokastrës, rrethe 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë kanë testuar kapacitetet dislokuese.

Pjesë e rezervës operacionale të KFOR, këto trupa duhet të jenë gati për të marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që kërkohet.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në një postin në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe për trupat ndihmëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall – Herri në “Arshi Lengo” të Gjirokastrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

B2k është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që i kërkohet.

Mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtarake, të cilat ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemve të b2k.

#Shqiponja1902??”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?