Top Story: Çfarë thotë PD për mbetjet dhe si është e vërtata sipas dokumentarit investigativ

Brenda 3 vitesh, pritet të jetë në funksion të plotë impianti i djegies dhe i prodhimit të energjisë, që ndryshe quhet Incenerator, u tha mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story, transmetuar në Top Channel.

Dokumentari i cili u kushtohej trajtimit të mbetjeve në vendin tonë citoi edhe akuzat e kreut të Partisë Demokratikë Lulzim Basha  në lidhje me inceneratorët.

“178 mln euro me subvencione shtetërore që jepen ende pa filluar puna për inceneratorët” – u shpreh Lulezim Basha

“Lekët që ua mbledh me pikatore familjeve në nevojë, bizneseve në falimentim, ua jep me lopatë inceneratorëve, 2 mln euro vetëm javën e kaluar” u shpreh më tej Basha.

Sipas “Top Story” ky investim në Sharrë sot kthyer në objekt të sulmeve politike. Shpesh deklaratat e kryedemokratit Basha kanë çorientuar publikun dhe mes tyre ka shumë pasaktësi. Sharra sot është një konçesion për të cilin privati nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti. Në kontratën që është publike për këdo, qartësisht saktësohet se kostot totale të investimit i faturohen koncesionarit.

Pagesat për të cilën flet Basha, është shërbimi 29 euro për ton, për trajtimin e mbetjeve, një pagesë që është më e lira në Europë por edhe Ballkan, u tha në dokumentar.

Top Channel

SHKARKO APP