Tumori i ka marrë shikimin në njërin sy, Joelit i rrezikohet jeta

Familja Pere jeton në fshatin Grunjas në Pogradec. Rreth një muaji më parë ata u tronditën nga lajmi që morën për Joelin, djalin e tyre. Një pikë në sy, në dukje jo e rrezikshme, në të vërtetë është masë tumoriale.

“Pasi pikasa një pikë në sy, pas dy javësh e çova për një kontroll, por atje më dhanë lajmin e hidhur. Për ne ishte një tronditje shumë e madhe. Mjeku na tha që duhet të shkojë urgjentisht jashtë vendit, sepse këtu nuk janë mundësitë për ta kyer operacionin. Kur na dhanë atë lajm, nuk doja të jetoja më. Nuk e shikoja dot djalin në atë gjendje, është shumë e dhimbshme,” rrëfen i ati, Oligeri.

Familja nuk ka asnjë mundësi ekonomike ta kurojë Joelin jashtë vendit. Jetojnë vetëm me një rrogë të Oligerit, i cili paguhet 200 mijë lekë të vjetra në muaj dhe me pensionin e gjyshit. Sapo morën lajmin e hidhur, ata vendosën të shesin shtëpinë. Por, për shkak të largësisë, askush nuk e blen.

YouTube player

“Djali është mësuar me atë që nuk sheh dhe nuk di të thotë se më dhemb apo diçka tjetër. Po ta pyesësh, jo thotë sepse i ka marr shumë frikë spitalet. Asgjë tjetër nuk do të donim, vetëm që të bëhet ai mirë,” shprehet me dhimbje Erisa.

Për Joelin nuk ka kohë, në njërin sy ai e ka humbur plotësisht shikimin. Gjendja e tij është shumë delikate, e duhet të niset urgjentisht jashtë vendit për të kryer operacionin. Mjekët kanë bërë me dije se kjo ndërhyrje kushton 25.000 euro. Edhe pse familja ka nxjerrë çdo gjë në shitje, përsëri e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet për operimin e të birit. Lutet ndihma e gjithsecilit, për të shpëtuar Joelin!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

SHKARKO APP