Twitter rikthen rendin kronologjik të postimeve
Twitter ka adresuar një problem, i cili ka rezultuar bezdisës për shumë përdorues. Cicërimat renditeshin sipas një rendi kronologjik ku në krye dilnin ato më të rejat, por papritmas kompania vendosi të rendiste cicërimat duke përdorur algoritme.
Në shtator të 2018-ës, Twitter premtoi të rikthente metodën e vjetër dhe tashmë zgjidhja ka mbërritur.
Përdoruesit e rrjetit social do të kenë në dispozicion një buton, i cili bën të mundur kalimin mes dy kohështrirjeve: sipas rendit kronologjik dhe sipas rendit algoritmik.
Twitter e quan “sparkle.” Ikona e funksionit qëndron në cepin e djathtë lart të aplikacionit.