“Vajzë fest” ndez Jugun

Siç ishte lajmëruar, mbrëmë më 23 gusht, në fshatin Vajzë të Bashkisë së Selenicës në Vlorë filloi “Vajzë fest”, ku “amfiteatri” veror ishte tejmbushur me vendas, artistë nga Vlora dhe shumë nga Tirana, ku shquheshin veshjet arbëreshe, pasi kishte ardhur për të nderuar aktivitetin e edicionit të dytë “Vajzë fest” nga Italia, edhe grupi arberesh “DonnaArbëreshe”, te komunës Anamarzani. Atrmosfera ishte e bukur, sepse ishte organizuar nga Armando Bora gjithçka në përfeksion, ndonëse në një mjedis të hapur e të freskët.

“Vajzë fest” ndez Jugun

Bukurinë e festës e shtuan ardhja e disa artistëve dhe intelektualëve të njohur si Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Kastriot Çaushi. Ishte Bujar Kapexhiu, Kujtim Çashku dhe një mori figurash nga sistemi i drejtësisë, pasi zemreku i aktivitetit ishte Sokol Sadushi, si një djalë nga Vajza e Vlorës, ku historia ka gdhendur emrin e poetit patriot Ali Asllani nga ky fshat apo Përlat Rexhepit, heroit të luftës nacional-çlirimtare.
Muzika dhe hareja përçohej nëpër malet e zonës dhe përhapej si një jehonë deri në qytetin e Vlorës,ku janë mijëra turistë.

Ndërsa sonte do të jetë nata e dytë, ku do të jepet dokumentari “RIKARD”, kushtuar figurës dhe emrit të madh të Rikard Ljarja. Por edhe filmi “Lule të kuqe dhe të zeza” me regji të Mevlan Shanaj, e ku të do të jetë edhe aktorja Yllka Mujo.
Ky është një avtivitet  i veçantë që nisi si lokal dhe po merr përmasa kombetare, duke u kthyer në një vend ku turren të vijnë të gjithë në Vajzë të Vlorës.

SHKARKO APP