Vaksina AntiCovid, Rakacolli: Pse nuk mund të behët vaksnimi masiv i popullatës

Vendet e Bashkimit Evropian pritet të nisin vaksinimin kundër koronavirusit në fund të dhjetorit. Po në Shqipëri kur pritet të mbërrijë vaksina dhe si do të zhvillohet vaksinimi?

Në lidhje me këtë temë emisionit ‘Java në RTSH’ kishte të ftuar zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Rakacolli tha se vaksinimi masiv i popullsisë në të njëjtën kohë është i pamundur për shkak të numrit shumë të madh të dozave të vaksinës që duhen.

“Sapo ka filluar të flitet për vaksinën, ka qenë prioritet i qeverisë që ta sigurojë atë.

Ne jemi pjesë e iniciatvës Covax që ka disa vaksina në portofolin e saj dhe kemi paguar edhe një pjesë të parave. Ajo që duam është që vaksina që do të mbërrijë në Shqipëri të jetë e sigurtë. Pfizer deri më sot i ka plotësuar kushtet dhe ajo pritet të përdoret edhe në BE.

Kjo nuk ka qenë pjesë e Covax po pritet të hyjë. Menjëherë sapo kjo vaksinë të bëhet pjesë e Covax pritet ta kemi edhe ne. Ndërkohë tratativat me BE apo vende të caktuara të tij ka qenë prioritet gjithashtu. Ndërkohë në janar pritet të certifikohet Moderna” – tha Rakacolli.

Duke komentuar deklaratat e Ursula Von Der Leyen, zv.ministrja tha se edhe mbërritja e disa dozave falas nga Bashkimi Evropian është një opsion.

SHKARKO APP